E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tërmet i fuqishëm goditi Tajvanin

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Tajvanin, me ç’rast u lënduan së paku 14 persona dhe u shkaktuan dëmtime të vogla në kryeqytet dhe në rajonet në afërsi të epiqendrës, njoftuan sot zyrtarët.

Të gjitha viktimat pësuan lëndime të vogla në qytetin Hualien, rreth 135 km në verilindje të Tajpehut, deklaroi një zyrtar.

13 persona u sëmurën, pasi që thithën gazin klorin, i cili filloi të rrjedhë në një hotel, ndërsa një tjetër u lëndua nga copat e një ndërtese, të cilat kishin rënë pas tërmetit.

Agjencia Gjeologjike e SHBA-së theksoi se tërmeti ka pasur një fuqi prej 6.4 shkallë të Rihterit dhe se epiqendra e tij ka qenë në brigjet lindore të Tajvanit, rreth 25 km larg Hualienit.

Ndërtesat pas tërmetit u dridhen për disa sekonda edhe në Tajpeh. Tajvani goditet shpesh nga tërmetet, por pjesa më e madhe prej tyre janë më të vogla dhe shkaktojnë dëme të vogla.

Sidoqoftë, në vitin 1999 Tajvani u godit nga një tërmet me fuqi prej 7.6 shkallë të Rihterit, me ç’rast humbën jetën mbi 2 mijë persona.

Në vitin 2006, një tërmet i fuqishëm shkatërroi kabllot e vendosura nën det dhe pengoi shërbimet telefonike dhe të internetit për miliona persona në Azi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›