E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel mbron marrëveshjen për klimë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, mbrojti epilogun aq shumë të kritikuar të samitit për ndryshime klimatike, i cili u zhvillua në Kopenhagë, duke e cilësuar këtë si një hap të parë, i cili hapë rrugën për aksion.

“Kopenhaga është hapi i parë drejtë rregullit të ri klimatik të botës-as më shumë, e as më pak”, i tha Merkel gazetës gjermane “Bild am Sonntag”.

Konferenca përfundoi të shtunën, me marrëveshjen jo-obliguese të Kopenhagës, në të cilën nuk u propozuan hapa konkret për të luftuar ngrohjen globale, por ajo sinjalizoi fillimin e bashkëpunimit të ri mes shteteve të pasura dhe të varfra, në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Merkel theksoi se të gjithë ata, të cilët kanë qëndrim negativ për Kopenhagën, më shumë tani po angazhohen për ata, të cilët po synojnë ta frenojnë procesin, në vend se ta lëvizin përpara.

“Marrëveshja në Kopenhagë është një themel, mbi të cilin ne tani duhet të ndërtojmë”, nënvizoi Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›