E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjërat më të këqija që mund ti thuhen një gruaje

Gazeta Shqip

Ashtu si femrat, edhe meshkujt bëjnë çdo ditë kritika. Cilat janë ato më të padurueshmet? Ja çfarë thotë një studim britanik. Edhe pse mund ta duan shumë partneren, ka disa kritika ose shprehje që femrat i mërzitin pa masë

Komunikim 

gjera qe nuk duhet ti thuhen nje gruaje (1) gjera qe nuk duhet ti thuhen nje gruaje (2) gjera qe nuk duhet ti thuhen nje gruaje (3) gjera qe nuk duhet ti thuhen nje gruaje (4)

Marrëdhënia burrë-grua është shumë e komplikuar për shumë arsye, por para së gjithash ajo është e tillë për mënyrat e ndryshme se si e shohin dhe e përballojnë jetën. Ekzistojnë në fakt disa gjëra që gratë që nuk i durojnë nga burrat, mbi të gjitha disa fraza që e irritojnë dhe që prodhojnë një efekt bumerang katastrofik. Të shohim disa prej tyre, të sugjeruara nga një studim i fundit britanik:

Me këtë fustan dukesh më e shëndoshë!

Frazë më e keqe se kjo nuk mund të ketë për një grua. Është një vërejtje që implikon shije të keqe në veshje, formë fizike jo perfekte dhe mungesë vlerësimi nga ana e partnerit. Pasi e ka dëgjuar këtë, gruaja mbushet me një urrejtje të paparë, por edhe me një pasiguri për mënyrën e saj të të paraqiturit te personi që do.

Qetësohu zemër!

Është e barasvlefshme të thuash: Je një histerike e çmendur, duhet të pushosh. Gjatë një diskutimi të ndezur kjo frazë shkakton efektin e kundërt me gruan që nevrikoset tej mase, e cila mund të vendosë të thyejë edhe ndonjë pjatë apo gotë. Për atë kjo frazë ka domethënien e refuzimit të argumenteve të saj, për të është një ndjenjë poshtërimi, si të ketë ndjesinë sikur po flet me një person sipërfaqësor dhe menefregist.

Dëshiron që të ta parkoj makinën?

Një proverb i vjetër italian thotë: Femra në timon është një rrezik i vazhdueshëm, valenca midis dy frazave është e njëjtë. Me këtë deklaratë burri tenton të pohojnë superioritetin e tij, duke e bërë gruan të ndihet e paaftë dhe shumë të nevrikosur, për këtë propozim me besim të ulët. Në fakt, do të ishte më mirë të jepnit ndihmë në një situatë të vështirë sesa të thoshit: e bëj unë, sepse di ta bëj më mirë se ty.

Çfarë u ke bërë flokëve?

Gruaja i ka pikë të dobët flokët dhe për të, të shkosh te parukerja është më shumë një nevojë sesa një domosdoshmëri. Një prerje e bukur, një stilim ad hoc për tu ndier në rregull…por nëse nuk i pëlqejnë burrit të saj, për të është një dështim personal, një ndjenjë e të qenët e padëshiruar, madje e refuzuar. Ndihet thellësisht e lënduar dhe jo për faj të saj. Prandaj, gjithmonë thoni: sa mirë që dukesh, edhe pse ndoshta nuk është e vërtetë. Një gënjeshtër ndonjëherë nuk bën keq, përkundrazi…

Nëna ime thotë…

Kjo frazë thuhet shpesh nga burrat të cilët edhe pse janë larguar nga shtëpia për të jetuar me gruan apo me të dashurën, i pëlqejnë opinionet e mamasë së tij. Kjo frazë mund të vërë në rrezik një marrëdhënie. Gruaja nuk dëshiron asnjëherë të ndihet e krahasuar me vjehrrën në jetën e saj shtëpiake, sidomos në kuzhinë: siç e bënte mami im…Partnerja në këtë rast tërbohet dhe mund të të përgjigjet shumë shpejt: herës tjetër le ta bëjë mamushja jote. Duhet të bëni një ndarje midis mamasë dhe partneres tuaj dhe asnjëherë mos i propozo ndonjë opinion të mamasë kësaj të fundit.

Me sa djem ke shkuar në shtrat?

Përse kjo duhet të dihet gjithmonë, çfarë kuptimi ka? Bëhet fjalë për një gjë intime që nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien e re. Një pyetje idiote, që sigurisht nuk është aspak e pëlqyeshme dhe që mund të shkatërrojë një mbrëmje të bukur që keni kaluar së bashku. Por edhe pyetja tjetër A jam unë më i miri në shtrat midis atyre që ti ke shkuar?, nuk është aspak e hijshme të dal nga goja juaj meshkuj! Është dashuri, nuk është një konkurs apo kualifikim. Gruaja mund të ndihet e poshtëruar dhe pak serioze.

Gjërat më të këqija që mund ti thuhen një gruaje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›