E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjergj Bojaxhi: Duart e pastra të Berishës, dështim marramendës. Qeverisja nga PD, kohë e humbur për shqiptarët

Share

Gjergj Bojaxhi nënvizon dhe ca më shumë distancën me PD-në. Këtë e bën në një intervistë me të përjavshmen Java, të marrë nga Skënder Minxhozi. Në këtë intervistë bën qortime të forta, të cilat nuk dëgjohen prej kohësh nga brenda PD-së apo nga njerëz që e lënë PD-në. Ja disa fraza kritike të tijat:

-Korrupsioni është futur në çdo qelizë të strukturës shtetërore.

-Fryma e duarve të pastra është një dështim marramendës.

-LSI-ja është një parti sh.p.k. e përbuzur nga pothuaj të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare.

-Shumica e largimeve nga PD-ja nuk vijnë prej dëshirës për të përmirësuar imazhin e kësja partie, por për ti gjetur vetes një karrike.

-Anëtarët e KOP-it në vend të fusnin një frymë të re në PD, e kanë mësuar melodinë e vjetër më mirë se të vjetrit.

-PD-ja është përfundimisht një parti rurale, që flet me gjuhën e luftës së klasave dhe që është shndërruar në një agjenci punësimi.

-Tetë vitet e qeverisjes së PD-së janë kohë e humbur për shqiptarët.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/3/gjergj-bojaxhi-sulmon-pd-ne-lsi-ne-kop-in-dhe-qeverisjen

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›