E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Serbia kreu shumë luftra, por sot është në BE. Berisha të kërkojë falje që na la jashtë BE-së

Share

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot për vendimin e Brukselit për të mos i dhënë ende statusin kandidat Shqipërisë. Drejtuesit e Aleancës thanë se lidershipi politik në vend prodhon vetëm përçarje. Sipas tyre,  me këtë klasë politike sot jemi më larg evropës. AK thotë se politika grindet për përgjegjësinë e refuzimit ndërsa shqiptarët paguajnë kostot. Drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi vlerësojnë se refuzimi i statusit është dhuratë e politikës për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Qeveria po pengon projektin europian të shqiptarëve. Është skandal për qeverinë, qëSerbiamerr statusin e Shqipëria tre herë refuzohet. Serbia kreu shumë luftra dhe shumë krime, por sot është në BE. Shqipëria nuk ka kryer asnjë luftë e asnjë krim etnik, por sot është më larg se kurrë BE-së. Projekti europian i shqiptarëve kërkon unifikim. Lidershipi politik në vend prodhon vetëm përçarje. Politika grindet për përgjegjësinë e refuzimit, ndërsa shqiptarët paguajnë kostot.Popërdoret pushteti për interesa personale në kurriz të shqiptarëve. Refuzimi i statusit është dhurata e politikës për 100 vjetorin e pavarësisë. Sali Berisha duhet t’i kërkojë falje publike 10 milion shqiptarëve për izolimin. Shqipëria dhe shqiptarët janë të fundit në rrugën drejt BE-së. Qeveria flet për perëndimin, por sillet si lindore.Serbiau bombardua nga NATO, por sot ka statusin e BE. Shqipëria është anëtare e NATO-së ndërkohë, por sot nuk merr dot statusin e BE-së. Klasa politike aktuale është turp kombëtar, thuhet në një deklaratë të Aleancës Kuq e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›