E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me të rinjtë në Kavajë, vlerëson kontributin e tyre

Në kuadër të turit të anëtarësimeve të reja në rrethet kryesore të vendit në radhët e Partisë Socialiste, kreu i opozitës Edi Rama është ndalur me të rinjtë e Kavajës.

Gjatë këtij takimi, Rama ka vlerësuar kontributin e tyre në fitoren e 8 majit, ndërkohë që u shpreh se siç u fitua Kavaja, do të fitohet edhe gjithë Shqipëria.
 

Sipas Ramës Partia Socialiste është mundësia e madhe e ndryshimit për një Shqipëri të drejtë që punon. Po ashtu, kryetari i opozitës u shpreh entuziast për takimin me të rinjtë, të cilët i premtuan se brenda 30 ditësh numri i anëtarësimeve do të trefishiohet.

Në përfundim kreu i PS-së, Edi Rama ka dhënë kartat e anëtarësimit për 300 të rinj në qytetin e Kavajës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›