E Diel, 1 Nëntor 2026

Betim Kaziu pendohet, dënohet me 27 vjet burg

Drejtësia amerikanë ka dënuar me 27 vjet burg, Betim Kaziun i lindur në Nju Jork, nën akuzat se ka udhëtuar në Lindjen e Mesme në një përpjekje të dështuar për tiu bashkuar Al Kaidës dhe të hakmerrej për abuzimin ndaj myslimanëve duke vrarë trupa amerikanë.

Do të kisha dëshiruar të mos shkoja kësaj rruge, citon agjencia AP, Betim Kaziun, ti ketë thënë gjykatësit Xhon Gleson, para shqiptimit të dënimit.

Por, gjykatësi ka thënë se është hera e parë që dëgjon pendesën e të pandehurit, dhe kjo sipas tij nuk është bindëse.

Ti je rritur në Bruklin dhe ke vendosur që të vrasësh ushtarët e shtetit tënd. Ka ende elemente rebelimi brenda teje ti ende je shumë krenar për tu bërë xhihadist, citohet të ketë thënë gjykatësi Gleson.

Prokororia ka kërkuar dënim të përjetshëm për Kaziun. Në korrik të 2011-ës, Kaziu është dënuar për konspiracion për të kryer vrasje.

Ai është gjetur fajtor edhe për konspiracion, me qëllim sigurimin e mbështetjes materiale për një organizatë terroriste.  Prokurorët thonë se Kaziu ka bërë përpjekje, por ka dështuar tiu bashkohet grupeve të Al Kaidës në Irak, Afganistan dhe Ballkan.

Ai është arrestuar nga policia në Kosovë në gusht të 2009-ës dhe është transferuar në SHBA për tu përballur me akuzat për terrorizëm.  (Koha Ditore)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›