E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjergj Ndreca: Të enjten do godas një ministër. Të përndjekurit krijojnë grupin e dhunës

Share

Pas 22 vitesh duket se atyre u ka ardhur në majë të hundës. Të përndjekurit thonë se kanë krijuar një grup, që e kanë pagëzuar si Grupin e dhunës, që synon të godasë deputetët dhe zyrtarët e tjerë të lartë. Në krye të grupit duket se është Gjergj Ndreca, ish- i përndjekuri që është bërë i famshëm për shkak se ka goditur disa zyrtarë. Madje në një intervistë për Panorama-n, ai ka thënë se do godasë të enjten një tjetër ministër. Para pak ditësh Ndreca ka fyer ministrin e Financave, Ridvan Bode, ndërsa ai po futej në parlament. Më përpara ai pati goditur Ilir Rusmalin dhe avokatin Agim Tirana. Ngjarja me Boden ka ndodhur dy ditë më parë, në momentin që Bode po futej në Parlament. Pas parkimit të automjetit nga ministri, ish i përndjekuri i është afruar dhe ka filluar ta fyejë. Megjithëse rojet e Kuvendit dhe truprojat e Bodes tentuan ta largojnë, Ndreca ka vijuar sërish të përdorë dhunë verbale. Mësohet se ministri nuk ka reaguar nga këto fjalë dhe është larguar i qetë drejt destinacionit, për të marrë pjesë në seancën plenare, ndërsa në vendngjarje mbërritën patrullat e policisë së Komisariatit të Policisë Nr. 1. Ndreca është shoqëruar në komisariat dhe pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë, duke u ndjekur penalisht për akuzën e fyerjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›