E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria fton austriakët: Hajde blini pyjet tona, janë për privatizim

Share

Para pak ditësh, një grup gazetarësh austriakë patën një mëngjes pune me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Kryeministria nxori një njoftim me dy fjali për këtë takim pas sqaruar ndonjë detaj. Vetë mediat austriake kanë bërë një raportim, mbështetur vetëm në deklaratat e Berishës. Sipas Die Presse, gjëja më e rëndësishme në takim ishte se Berisha do të nisë privatizimin e pyjeve. Më poshtë një pjesë nga shkrimi i Die Presse:

Kryeministri Sali Berisha u ka deklaruar gazetarëve austriake në fundjavë në Tiranë se do të nisë privatizimin e pyjeve. Po, do e nisim, thotë Berisha. Sipas tij, edhe Norvegjia ka pasur sukses me një gjë të tillë. Edhe në fushën energjetike Berisha kërkon të privatizojë 100 përqind. Aktualisht në shitje janë Albpetrol dhe pesë hidrocentrale. Rrjeti i autostradave po ashtu do jepet. Në garë është edhe austriakja Strabag. Unë i jap përparësi privatizimit, privatët menaxhojnë më mirë se shteti, deklaron Berisha, që thotë se ka si shembull ish- presidentin amerikan, Ronald Regan. Kardiologu thotë se kur erdhi në politikë në vitin 1992, nuk ia kishte idenë fare ekonomisë. Që nga viti 2008 me 18 përqind, Shqipëria ka pasur rritjen ekonomike më të lartë në Europë, thotë ai. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›