E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergj Ndreca niset për kurim në Greqi, nën kujdesin e Edi Ramës

Gjergj Ndreca, ish i burgosuri i pare politik, i cili u vetëdogj 5 dite me parë, ka lënë në orët e para të mëngjesit të së premtes, repartin e djegieve në QSUT. I fashuar në pothuajse të gjitha pjesët e trupit për shkak të plagëve të rënda nga zjarri dhe nën kujdesin e mjekeve, ai është nisur drejt Greqisë për një shërbim me të specializuar në trajtimin e djegieve, raporton Vizion Plus.

Dërgimi i tij drejt fqinjit jugor, është bërë i mundur nën kujdesin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e kurimit të kryetarit të grevës se ish- të burgosurve.

Gjergj Ndreca konsiderohet nga mjekët si jashtë rrezikut për jetën, por plagët që ai ka marrë, veçanërisht në rrugët e frymëmarrjes, duhen trajtuar në mënyrë të posaçme.

Ai do të çohet në një spital në Athine. E ndërsa Gjergj Ndreca do të kurohet tashmë në Greqi, mësohet se dhe ish- i burgosuri tjetër i vetëdjegur, Lirak Bejko, ende në gjendje shumë të rëndë, do të dërgohet në Itali për mjekim të specializuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›