E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi horror, 18 vjeçarja e gjetur pa kokë ishte shtatzënë. Ja pistat ku po hetohet

Dyshimet janë për një krim në familje ose një krim pasioni. 18 vjeçarja sapo kishte fituar të drejtën për të studiuar për Infermieri në Tiranë. Familja nuk e hap mortin, pasi kufoma nuk ka kokë

Ngjarja makabre që tronditi mbrëmë mbarë opinionin publik po hetohet në katër pista.

Aishe Vata, 18-vjeçarja që i është prerë koka, mendohet se ka dalë nga shtëpia në orët e vona të natës pas një telefonate, e cila i ka ardhur nga një i ri nga Shijaku, i cili është  shoqëruar në polici.

Një informacion tjetër që ka ardhur nga këqyrja paraprake e kufomës shton dyshimet se viktima ka qenë tre muajëshe shtatzënë.

Policia e Durrësit, e ndihmuar edhe nga Drejtoria kundër Krimeve të Rënda, ka mbajtur hapur katër pista hetimore.

E para ka të bëjë me krimin në familje, duke qenë se ajo ka dalë  natën nga shtëpia pa njoftuar njeri dhe mund të ketë njollosur emrin e mirë që kishte familja dhe ajo vetë.

Pista e dytë ka të bëjë me ndonjë lidhje intime të vajzës, por që ende nuk është konkretizuar asgjë për krimin e rëndë.

Pista e tretë lidhet me aktivitetin e vajzës gjatë shkollës së mesme, konfliktet e mundshme që ajo mund të ketë pasur, por dëshmitë në këtë drejtim janë shumë të vakëta.

Pista e katër ka të bëjë me ndonjë konflikt ndaj familjes, por as këtu nuk ka asgjë konkrete.

Nga hetimi nuk janë përjashtuar as familjarët e vajzës dhe gjatë ditës së sotme pritet të hidhet dritë mbi fakte të reja.

18 vjeçarja sapo kishte fituar të drejtën për të studiuar për në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë.

Ajo është vajza e familjes Vata, të ardhur nga Kukësi për në Durrës. Kjo familje kishte shtatë fëmijë, por vetëm një djalë.

Morti në familje nuk është hapuir akoma për shkak se kufoma nuk e ka kokën.

Ndërkohë, personi që ka gjetur trupin e saj, një banor i zonës, ka mbetur i shokuar.

Në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja të tjera dhune, përveç kokës së prerë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›