Gjergji yne Nga Shkelzen Maliqi
Pas zgjedhjeve lokale, ndonese partia e tij doli fituese, Kryeministri i Kosoves perjetoi nje erozion te papritur te ndikimit, madje edhe nje ngrysje mjaft te madhe te imazhit publik. Aty ku ai tregonte vigjilence te madhe, ne kontrollin e mediave me mjete te ndryshme, gjate pranveres ai humbi, njera pas tjetres, shumicen e betejave publike. Demet me te medha iu shkaktuan per shkak te hezitimeve dhe vonesave ne ate qe quhej Riformatizimi i Qeverise dhe pastaj edhe hezitimet dhe vonesat ne pozicionimin e qarte ndaj korrupsionit dhe krimit. Ne te vertete, me vone do te sqarohet se keto dy vonesa kane qene te nderlidhura thelbesisht: EULEX-i e kishte kushtezuar riformatizimin e Qeverise me largimin e disa Ministrave ndaj te cileve po zhvilloheshin hetimet per korrupsion, nderkaq qe pozicionimi ne luften ndaj korrupsionit, po keshtu kushtezohej me kujdesin qe largimi i Ministrave te dyshuar te mos kete per pasoje dobesimin e pozites se vete Kryeministrit, dhe keto jo vetem ne Qeveri, por edhe ne partine e tij.
Konfuziteti i sjelljeve te Kryeministrit ne dy frontet, provokoi reagime te ashpra te opozites, por edhe te gazetareve dhe opinionisteve te pavarur te brezit me te ri, me piken kulmore te nje letre te hapur te Agon Maliqit, e botuar nga “Zeri”, qe pati jehone dhe qarkullim te jashtezakonshem perkrahes, ngase aty pa doreza konstatohej se Kosova po udhehiqet nga nje “Kryeminister zero”. Nje sulm i ngjashem nga perfaqesuesit e shoqerise civile ishte artikuluar edhe ne deklaraten e Ilir Dedes, te cituar nga “Economist”, ku vete Qeveria cilesohej si maje e krimit te organizuar. Per kete deklarate te Dedes, Kryeministri mendohej qe te ngrite padi per ofendim (qe nuk e beri), nderkaq qe zedhenesit e tij paten reagime plote nerva dhe kercenime, por qe edhe ato nuk u thelluan me tej.
Por, ky trend i ngrysjes se imazhit te Kryeministrit, do te filloje te zbardhet me fillimin e veres, kur ai arriti disi qe ngadale ta kaperceje ngushticen/kurthin e te qenit mes Skiles dhe Karibdes: Skiles se stabilizimit te koalicionit te luhatur qeveritar dhe te Karibdes se pozicionimit me te qarte, ndonese ende kryesisht retorik, ne krye te luftes kunder korrupsionit.
Tek riformatizimi “hezitues” Kryeministri ka arritur qe te integroje dy krahet e partnerit ne pushtet, LDK-se, duke futur ne Qeveri dy nga kritikuesit me te zeshem te tij gjate fushates zgjedhore, Lufti Hazirin dhe Bujar Bukoshin. Kjo “zbutje” e mencur e LDK-se pati per pasoje shpartallimin imediat te ambicieve te opozites, e udhehequr nga Ramush Haradinaj agil, qe te cahet koalicioni ne pushtet dhe te shpallen zgjedhjet e parakohshme. Kampanja e Ramush Haradinajt dhe Blerim Shales, pas kesaj shnderrohet ne nje retorike boshe, qe po i kthehej edhe vete AAK-se si bumerang. Pa program pozitiv qe do te artikulohej me alternativa reale dhe te kapshme te nje “qeverisjeje ndryshe”, kritikat e tyre te perseritura radikale se kemi te bejme me nje Qeveri te bankrotuar, dukeshin gjithnje e me shume vetem si nje lakmi per pushtet karshi asaj matematike bindese se koalicioni i dy partive me te medha ne te vertete eshte garantuese e stabilitetit te vendit. Dhe, me ne fund, pasi qe Tribunali i Hages beri nje kthese te papritur dhe vendosi qe te vazhdohet gjykimi ndaj Haradinajt per krimet e luftes, Kryeministri dhe Qeveria aktuale mbeten pa rivalin dhe sfiduesin e tyre kryesor, duke vulosur keshtu nje formule te paevitueshme te stabilitetit. Qeverisja aktuale thjesht nuk ka alternative.
Tek hezitimi tjeter qe kishte Kryeministri per largimin e Fatmir Limajt nga posti i Ministrit, dhe qe fillimisht dukej si nje konfrontim dhe komprometim i panevojshem me nderkombetaret, rastesisht apo fal intuites politike qe kishte, edhe ketu Kryeministri do te dale me bilanc pozitiv. Po te largonte Fatmir Limajn ashtu sic insistonte Piter Feith, para gjashte muajsh, dhe kete pa zbardhur provat e hetimeve te Prokurorise per korrupsion ne Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit, Kryeministri rrezikonte nje carje ne PDK, ku Limaj gezon autoritetin e njeriut te dyte dhe me ndikim te madh. Duke mos e larguar Limajn, Kryeministri ka ndertuar nje strategji ne dukje kontradiktore te mbrojtjes dhe njekohesisht te dorezimit te tij gjykimit te drejtesise. Duke u nisur nga parimi se askush nuk mund te shpallet fajtor para se kjo te mos deshmohet me prova, ai ka arritur qe te binde nderkombetaret se nuk ka problem nese Ministri ne hetime mbetet ne krye te MTPT-se, por njekohesisht parimisht eshte pozicionuar edhe ne krye te luftes kunder korrupsionit, praktikisht duke hequr dore nga mbrojtja e pakusht e Limajt e edhe secilit tjeter Minister o bartes i funksioneve publike, qe po hetohen nga EULEX-i. Kjo premton qe karshi forcimit te pozites se tij ndaj opozites, ai tani po provon qe te forcoje edhe poziten ne PDK, ku deri tash ka qene me shume i pari mes disa te barabarteve, e tani pretendon rolin e autoritetit kryesor.
Ne fund te ketij tregimi per ndryshimet ne sjellje dhe perceptime, Kryeministrit i kane shkuar ne favor edhe zhvillimet ne raportet nderkombetare, me dy autogola qe ka shenuar Serbia ne Keshillin e Sigurimit dhe GJND. Nje permiresim te imazhit, jo vetem ne pjesen besnike te elektoratit te tij, por mbase edhe me gjere, Kryeministri ka perjetuar gjate vizites se fundit ne SHBA, kur Zevendespresidenti Baiden ate e quajti George Washington te Kosoves. Ky cilesim i hap shanset Kryeministrit, Georgit, ose Gjergjit tane, qe ta rikuperoje plotesisht imazhin, por eshte edhe sfide historike per permiresimin e performances se tij. SHBA-te, e besoj edhe BE, kane gjetur tek Gjergji i kohes sone figuren kryesore te shtetndertimit dhe stabilitetit, qe mbase mund te krahasohet me ate te Ibrahim Rugoves ne vitet ’90, kur luante rolin e udheheqesit te levizjes per pavaresi i favorizuar nga Perendimi.