E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse s’flasim me per motin? Arben Idrizi

A do te mund te qendronte ky regjister ne vijim (thjeshtesues si i tille, por me tendencen objektive)? Ka shprehje dhe fraza qe ne komunikimin tone te perditshem jane me te shpeshtat, dominueset. Here qe vijne nga tradita e here qe sajohen si rrjedhoje e rrethanave te reja politike, shoqerore, ekonomike e kulturore.
Ne themi se ‘nuk jemi vend okupues’. Krenarine e rreme e mund e ditura se kete s’mund e s’kishim si ta benim edhe duke e dashur.
Ne themi se ‘”te tjeret” na urrejne’, apo se ‘megjithate, disa te tjere, per fatin tone, tashme na duan’. Arsyet jane politike e religjioze. Te anasjella. Humania futet a s’futet ne kete mes.
Ne themi se ‘bota duhet te dorezohet para cdo vullneti tone’. Pavaresisht se jemi nje vend qe nuk duket ne harte, pavaresisht rendit boteror.
Ne themi se ‘Kosova eshte vend i pavarur dhe sovran’. Jo ndoshta ngase kerkohet me patjeter nje konfirmim i tille, por ndoshta ngase kjo eshte e konfirmuar. Ne kete rast, konteksti tautologjik i dyshimit eshte i pranueshem.
Sidoqofte, ka qe e kontestojne vertetesine e frazes.
Ne themi se ‘duhet te bashkohemi ne trojet etnike’. Edhe kur kete s’e duam as ne vete.
Ne themi se ‘kemi heronj te gjalle dhe ata jane te shenjte’. Ne te vertete, brenda: heronj te preferencave tona te tashme fanatike politike; jashte: heronj te ankthit tone nacionalist. Andaj, kur i burgosin per krime, cohemi peshe per t’i mbrojtur ne krimin e tyre.
Ne themi se ‘qeveria eshte e korruptuar’. Kesaj fraze i meshon edhe me teper opozita me paradoksin e saj jomoral.
Ne themi se ‘do te kete tolerance zero ndaj korrupsionit’. Pra, fraza thote se do te kete tolerance. Logjikisht qendron, por gjuhesisht lejon lojen me kunderthenese. Ngase: do te kete tolerance. Shkalla eshte relative. E me relative eshte ceshtja e subjektit qe bie pre e tolerances.
Ne themi se ‘vendi yne ka perspektive globale: integrim ne BE dhe NATO’. Fraza me pelqen nga se eshte me e pafajshmja e mundshme dhe e perforcon frazen ne vijim, kur:
Ne themi se ‘jemi nje vend i mjere’.
Megjithate, ky lart ishte nje regjister i asaj qe komunikojme ne si shoqeri, institucione dhe grupe.
Renia ne nje regjistrim te frazave dominuese nderindividuale do te ishte nje aventure e trishte. Megjithese, a nuk anon gjithcka jona kah e trishta?! E per t’iu ikur keqkuptimeve, me mire do te ishte te procedohej nepermjet nje zeri narrativ qe rrefen veten. Thjesht dhe paster. Po as kjo s’eshte se pelqehet aq. Ne nje tekst gazete, ne nje bisede televizive, ne nje debat te hapur kudo, ne kafene e ne shtepi, flitet per ‘personin’ dhe ‘gjene’ qe nuk jane ne rregull. Jo ne ate qe jane, por ne ate qe duam te jene.
Ja pse s’dua ta bej ate regjister qe do ta beni ju.
Ne pamundesi te diskursit te shendoshe (intelektual, miqesor, dashuror), jam ithtar i diskursit te harruar. Besoj, optimal. Diskursit mbi motin. E ku i themi frazat tipike ne lidhje me motin.
Se u prish moti. Se po bie shi. Por, ndoshta, jo se kur moti eshte i zymte, jane te zymte edhe njerezit.
Ngase, thone, me mire ta kesh me natyren.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›