E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli ç’nderon 'Mretëreshën e Europës'

Liverpul - Liverpuli i drejtuar nga Rafa Benitez arriti të ç’nderojë mbrëmë "Mbretëreshën e Europës", skuadrën e Realit të Madridit. Anglezët i shpartalluan me rezultatin e thellë 4-0 kampionët e Spanjës, duke i flakur jashtë garës së Ligës Kampioneve. Liverpuli pati arritur të fitonte 1-0 edhe në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, duke e pritur shumë i qetë ndeshjen e mbrëmshme.

Vendasit goditën që në minutën e 16-të me një gol të Torresit, i cili ishte shumë i dyshimtë për shkak të një faulli të shkatuar ndaj një mbrojtësi madrilen.

Vetëm 10 minuta më vonë do të vinte goditja e dytë për skuadrën e Ramosit, e cila këtë herë e pëson nga një 11-metërshi, sërish i dyshimtë, i ekzekutuar nga Stiven Xherard. Me rezultatin 2-0 mbyllet edhe pjesa e parë e takimit.

Menjëherë sapo fillon pjesa e dytë është sërish kapiteni Xherard që këtë herë shënon një gol me të vërtetë të mrekullueshëm që nuk ka nevojë për komente. Reali dukej shumë i plogësht, duke patur parasysh edhe ngarkesën që pati në fundjevë në ndeshjen derbi me Atletikon e Madridit. Ndërsa, Liverpuli ishte pushim.

Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt italiani Dosena do të shënonte golin e pokerit, duke e çuar për tokë nderin e Realit të Madridit në arenën ndërkombëtare. Liverpuli, me fitoren e thellë 4-0 që arriti mbrëmë, e meriton plotësisht kualifikimin për në çerekfinalet e Ligës së kampioneve.

Më poshtë do të paraqesim të dhënat e takimit, bashkangjitur me emrat e futbollistëve janë edhe notat e tyre.

LIVERPOOL-REAL MADRID 4-0

Liverpool (4-2-3-1): Reina 6,5; Arbeloa 6,5, Carragher 6,5, Skrtel 6,5, Aurelio 7; Mascherano 7, Xabi Alonso 7(15' pII Lucas 6,5); Kuyt 6, Gerrard 8 (28' pII Spearing 6,5), Babel 7,5; Torres 8 (38' pII Dossena 7).

Trajner: Benitez

Real (4-4-2): Casillas 6,5; Sergio Ramos 6, Pepe 4,5, Cannavaro 4,5(24' pI Van der Vaart 5), Heinze 5,5; Robben 5(1' pII Marcelo 5), Gago 5,5 (32' pII Guti sv), Diarra 6, Sneijder 5,5; Raul 4,5, Higuain 5.

Trajner: Ramos

Gjyqtar: Frank De Bleeckere

Shënues: 16' pI Torres (L), 28' pI Gerrard pen. (L), 2' pII Gerrard (L), 43' pII Dossena (L)

Të verdhë: Pepe (R), Gerrard (L), Heinze (R), Mascherano (L), Marcelo (R)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›