E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermanët shtojnë presionin ndaj Serbisë

Komesari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle ndodhet sot për vizitë në Berlin. Në bisedimet e tij me politikanët gjermanë në Bundestag lidhur me procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë zëvendësi i kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU- në Bundestag Andreas Schockenhoff ka deklaruar me sa vijon:

”Fraksioni CDU/CSU-në Bundestagun gjerman mbështet përafrimin e Serbisë dhe Kosovës me BE-në. Gjithashtu mbështet gatishmërinë dhe angazhimin e të ngarkuarës së larët për politikë të jashtme zonjës Ashton për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit. Gjatë dialogut të deri tashëm, të dy vendet kanë shënuar përparimet ë konsiderueshme, por kanë mbetur edhe disa dallime të cilat duhet të tejkalohen. Fraksioni CDU/CSU- në Bundestagun gjerman me 13 shtator 2012 në Beograd ka paraqitur ”shtatë kriteret për Serbinë, si kusht për procesin e përparimit drejt BE-së”, shkruan Rtk.

Bundestagu gjerman vendimin e vet për këtë do ta marrë në varësi të përmbushjes së këtyre kushteve, pra mbi bazën se sa në të vërtet Serbia ka plotësuar këto kushte të parashtruara . Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, edhe njëherë përsërisim se janë të nevojshme plotësimi i këtyre kushteve si më poshtë:

1. Marrëveshje e qartë dhe konkrete për të drejtat e serbëve si dhe shpërbërje e plotë të strukturave paralele në veri të Kosovës si dhe transparencë të plotë për financimin nga Beogradi për serbët e Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të pranohet patjetër edhe nga popullata serbe në veri të Kosovës e cila duhet të bëhet pjesë e zbatimit të marrëveshjes.

2. Duhet të paraqitet plan konkret kohor me afate për zbatimin në praktikë të marrëveshjes e cila përfshin dhe mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

3. Për një pëlqim pozitiv të fraksioni CDU/CSU të Bundestagut gjerman, duhet patjetër që këto marrëveshje të zbatohen në praktikë. Kjo vlen për sektorin e rëndësishëm në fushën e sigurisë si dhe atë të administrimit si dhe transparencë në çështjet e financimeve nga Serbia.

Nëse Serbia dëshiron që të marrë miratimin e Bundestagut gjerman në samitin e vendeve anëtare të BE-së që mbahet me 27./28. qershor atëherë kriteret dhe kushte e përmendura më lartë duhet të pranohen plotësisht më së largu deri të hënën. Marrëveshja duhet të jetë e qartë me shkrim dhe e nënshkruar nga qeveritë e të dyja vendeve.

Sipas fraksionit CDU/CSU në Bundestagun gjerman është e pa shmangshme që për një vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE ,të dy palët duhet të bëjnë një deklaratë në formë të shkruar ose një deklarim gojor para kamerave televizive ku të tregojë vullnetin e tyre të qartë për normalizimin e marrëdhënieve me qëllimin përfundimtar që: Kosova dhe Serbia të njohin njëra tjetrën dhe të anëtarësohen në BE si dy shtet të pavarura, thuhet në deklaratën për opinion të fraksionit CDU/CSU./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›