Tri vjet pas "ulen" tensionet Izrael-Turqi!

Mirëpo pak ka shpresa që të lidhjet e tyre të ecin edhe më tutje përpara, edhe pasi Izraeli i kërkoi falje Turqisë për vrasjen e nëntë turqve në vitin 2010, gjatë një ndërhyrje në një anije që barte ndihma humanitare të destinuara për Rripin e Gazës.
Delegacioni izraelit, i drejtuar nga këshilltari i kryeministrit Benjamin Netanjahu, do të udhëtoj të hënën në Ankara për të diskutuar kompensimin e familjeve, të cilëve, ushtarët izraelit ua vranë të afërmit.
Kjo llogaritet të jetë “detyra më e lehtë” e delegacionit, pasi Ankaraja ka vënë kushte të caktuara për rikthimin e ambasadorëve dhe normalizimin e raporteve mes dy vendeve: kërkim falje, kompensimin e familjeve dhe heqja e embargos nga Izraeli për Rripin e Gazës, transmeton Rel.
Izraeli e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm që të ndërprej bllokadën në Gaza, si pjesë të pajtimit me Turqinë.
Pak ditë pasi i kërkoi falje Turqisë, Tel Avivi zyrtar ka thënë se mund të shtrëngojë edhe më shumë nivelin enklavën, nëse siguria e përgjithshme i vihet në rrezik.
Besohet se ulja e tensioneve mes dy shteteve do të shtojë ndikimin e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, do t’i ndihmoj Izraelit që të lirohet nga izolimi diplomatik në kohën kur po përballet me sfidën e programit bërthamor të Iranit, dhe njëkohësisht do t’i mundësoj edhe përmirësimin e bashkërendimit rajonal në raport me luftën dy vjeçare në Siri./Indeksonline/