E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Privatizmi i PTK-së është bërë pa bazë ligjore

Privatizimi i PTK-së vazhdon të përcillet me debate të ndryshme dhe po quhet privatizim i paligjshëm. Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se privatizimi i PTK-së është bërë pa bazë ligjore, sepse ligji me të cilin është bërë shitja e kësaj ndërmarrjeje ka qenë valid deri më 31 dhjetor të vitit 2011, transmeton KTV. Ai i bëri thirrje EULEX-it për ta hetuar këtë proces, duke kërkuar nga deputetët të mos mbështesin gjëra të paligjshme. Krasniqi ka qenë mjaft kritik edhe për AKP-në, duke thënë se njerëzit që përbëjnë bordin e këtij institucioni nuk janë kredibilë për të privatizuar asetet vitale të Kosovës.

Edhe partitë në opozitë: LDK, Vetëvendosje, AAK dhe deputetët e pavarur kanë thënë se 75 % e aksioneve të PTK-së janë shitur jashtëligjshëm. Deputetë të këtyre partive kërkuan nga ministri Besim Beqaj dhe nga Qeveria që t’i bëjnë publik aksionarët e blerjes së aksioneve të PTK-së dhe të mos provojnë të fshihen pas miqve ndërkombëtarë kur bëjnë shkelje ligjore. 

https://    

Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha se privatizimi i PTK-së është bërë me vendim të Kuvendit dhe hodhi poshtë akuzat e opozitës. Mirëpo, grupet parlamentare opozitare e quajtën këtë përgjigje të kamufluar të ministrit dhe kërkuan nga ai që të sjellë një listë të saktë se çka është shitur./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›