E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përkrah marrëveshjen

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e raporteve mes tyre.

“Kryeministri Berisha po ndjek me shumë interes vijimet pozitive të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel dhe mirëpret arritjen e marrëveshjes”, thuhet në një komunikatë për media të Këshillit të Ministrave.

“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është një arritje e madhe jo vetëm për këto dy vende fqinj, por edhe për të gjithë rajonin. Ajo i hap rrugën proceseve të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe shpejton integrimin europian të tyre”, vazhdon komunikata./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›