E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turam: Blank, te mos e veshe me fanellen!

Legjenda e Frances, Lilian Turam ka kerkuar qe kapiteni i Frances, Patrik Evra te perjashtohet pergjithmone nga ekipi kombetar, pas paraqitjes se dobet ne “Afrika e Jugut 2010”. Blute e Frances i nisen me mjaft probleme finalet e Kupes se Botes dhe kulmi arriti pas perjashtimit te Nikolas Anelka nga skuadra. Para ndeshjes se fundit me vendin organizator, Franca perjashtoi edhe kapitenin Evra. Franca eshte larguar me turp nga finalet e Kupes se Botes. Trajneri Rajmond Domenek, gjithashtu eshte larguar nga drejtimi, ndersa Lorent Blank mori zyrtarisht drejtimin e “gjelave” gjate dites se djeshme.
Blank pritet te reformoje ekipin, ne vigjilje te “Euro 2012”. Turam, ish lojtar i shquar dhe kampion bote me Francen ka mbajtur me shume se te tjeret shiritin e kapitenit, ne kete skuader. Ai akuzoi lojtaret me eksperience te Frances, me konkretisht kapitenin Evra, per mungese te disiplines. - “Disa lojtare duhet te ndeshkohen, kurse Patrik Evra nuk duhet te shkele me ne ekipin e Frances”, - theksoi Turam. - “Te jesh kapiten i Frances, eshte pergjegjesi dhe duhet te shfaqesh respekt per fanellen qe ke veshur”, - perfundoi Turam.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›