E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi pako bombe per Sarkozi. Ndalohen dy persona

Policia publikon imazhet e te dyshuarve kryesore pas sulmit me bombe te nje dite me pare ne Greqi. Behet fjale per dy persona te ndaluar dhe publikut i eshte kerkuar te siguroje me teper informacion rreth tyre. Policia nuk beri te ditur emrat e dy te dyshuarve pasi ata ende nuk jane akuzuar. Arrestimet u kryen menjehere pasi policia zbuloi pakon derguar Presidentit francez Nicolas Sarkozi dhe pasi nje tjeter pako shpertheu ne nje kompani postare ne Athine duke plagosur nje punonjese.

Dy te dyshuarit u arrestuan ne afersi te skenes se krimit dhe me vete kishin 2 bomba te tjera. Ata jane 22 dhe 24 vjec dhe ne momentin e ndalimit mbanin veshur jeleke antiplumb. Pakoja qe shpertheu ne duart e punonjeses ishte adresuar ne ambasaden meksikane ne Athine tha policia.

Pakot e tjera ishin adresuar perkatesisht tek ambasada belge dhe ajo hollandeze ne Athine. Nje zyrtar i policise beri te ditur se sasia e eksploziveve te perdorur ishte shume i vogel per te marre jete njerwzish ndersa dyshohet se sulmi eshte ideuar nga grupe guerile majtiste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›