Gjermani, 80 miliardë Euro kursime deri në vitin 2014
"Kanë ardhur kohë të vështira, nuk mund të shpenzojmë më ashtu siç duam, prandaj edhe jemi të detyruar të kursejmë në vitet e ardhshme”, tha kancelarja Angela Merkel para gazetarëve në Berlin.
Shkurtime janë paraparë kryesisht në sektorin social, në atë të ndërmarrjeve dhe në administratën e vendit. Ekonomia do të marrë pjesë në financimin e krizës aktuale nëpërmjet një sërë masash, si heqjes së privilegjeve në sektorin energjetik, një takse për fluturimet, që nisen nga Gjermania, një tatimi për sipërmarrjet, që prodhojnë energji bërthamore, apo derdhjes së dividendit të hekurudhës Deutsche Bahn në favor të arkës së shtetit.
Pas planit të qeverisë gjermane, i vetmi sektor që nuk do të preket nga shkurtimet është arsimi, ndërsa shpenzimet për armatime do të ulen.