Vlorë, morën peng një shtetas, 4 në pranga

Arrestimet janë kryer rreth orës 23:30 të mbrëmjes së shkuar, ku nga operacioni i policisë përfunduan në pranga shtetasit Vendim Lelaj, 34-vjeç, Syrja Lelaj, 58-vjeç, Robert Resuli, 44-vjeç, si dhe Robert Dhamo, 38-vjeç, të katërt banues në Vlorë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta rreth orës 11:30 në vendin e quajtur “Kapelja” kanë hipur me forcë në automjetin tip Mercedes-Benz shtetasin T. D., ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë fizike i kanë marrë aparatin celular që kishte me vete dhe e kanë lënë në hyrje të fshatit Zvërnec.
Nga puna e bërë është arritur të bëhet identifikimi i automjetit dhe 4 shtetasve të mësipërm dhe kapja e tyre e menjwhershme si autorë të kësaj ngjarjeje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 aparate celularë si dhe automjeti tip Mercedes-Benz ML. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në kushtet e bashkëpunimit. /Start/
2012-04-25 12:38