Murdoch: Nuk i kam kërkuar gjë asnjë kryeministri

81-vjeçari që udhëheq “News Corp”-in, mohoi që t’i ketë kërkuar apo ofruar gjë kur takoi Margaret Theçerin, kryeministren e atëhershme të Britanisë së Madhe, në vitin 1981.
Murdoch po ashtu mohoi akuzat se është përpjekur të influencojë tek kryeministrat e mëvonshëm duke treguar besnikërinë tij politike me anë të gazetave që dispononte.
Por manjati i mediave pranoi se është admirues i baroneshës Theçer dhe se prandaj “Sun”-i i tij kishte mbështetur pa rezerva në zgjedhjet e vitit 1979.
Rupert Murdoch po ashtu pranoi se kishte takuar David Kameronin në ditët që në vend pritej të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.
Një ditë më parë në këtë gjyq është paraqitur edhe djali i Rupert Murdochut, James Murdoch, po ashtu pranoi se kishte takuar Kryeministrin David Kameron në shtëpinë e kryeredaktores së “News of the World” Rebeka Bruks (tani e arrestuar për skandalin e përgjimeve).
“News Corp”-i i Murdochut ka në pronësi “The Sun”-in, “The Times”-in, “Sunday Times”-in dhe një sërë gazetash të tjera në Britani së bashku me 39% të aksioneve të “BSkyB”.
Leveson Inquiry është ngritur për të hetuar skandalin e përgjimeve të tabloidit të mbyllur tashmë të Murdochut, “News of the World” i cili kishte përgjuar telefonat e familjarëve të gjimnazistes së vrarë britanike, Milly Dowler.
Po ashtu pritet të hetohen marrëdhëniet e Murdochut me të gjithë kryeministrat e Britanisë së Madhe, dhe se sa ka influencuar ai tek ata në vendimmarrje të ndryshme duke u premtuar mbështetje me anë të korporatave gjigante mediatike./Start/F. P/
2012-04-25 13:25