E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani/ Aksidentohen 50 makina

Tre persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën pas një përplasjeje masive në një autostradë të mbuluar nga mjegulla në perëndim të Gjermanisë.

Policia tha në aksident u përfshinë 52 automjete, në një gjatësi prej 10 km.

Oficeri në detyrë tha pas ngjarjes së zona ishte e mbulluar nga mjegulla e dendur dhe shumë njerëz u lënduan. Disa të tjerë mbetën të bllokuar, theksoi më tej për mediat.

Të lënduarit rëndë u dërguan menjëherë në spital.

Ekspertët filluan ekzaminimin e shkakut të aksidentit, ndërsa qindra punëtorë ishin në gadishmëri.

Gjarmania në këtë periudhë është e njohur për aksidentet e rënda të trafikut, për shkak të përkeqësimit të motit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›