E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malmstrm Ne BE kemi nevoje per me teper migrim

Revolucionet dhe përmbysjet politike të "Pranverës Arabe" kanë bërë të mundur që shumë njerëz në Afrikën veriore të largohen.

Flukset e fundit të emigracionit nga Afrika e Veriut në Bashkimin Evropian ishin shumë më pak se sa ishte pritur.

Megjithatë ekziston një frikë e përhapur në BE-së për rrezikun e ardhjes së miliona refugjatëve që kërkojnë fatin e tyre në Evropë.

Komisarja për Punë të Brendshme në BE, Cecilia Malmström, shprehet:

"Pavarësisht nga papunësia e lartë në BE, ne do të duhet në një të ardhme të afërt për shkak të zhvillimeve demografike të kemi nevojë për më tepër migrim të fuqisë punëtore.

Nevojat do të ndryshojnë në varësi të vendit në BE për vendin e BE-së dhe vendimi është në dorë të shteteve anëtare.

Ne si Komision përpiqemi që të lehtësojmë procesin për të promovuar lëvizjen që emigracioni të bëhet sa të jetë e mundur i dobishëm".

Komisioni synon para së gjithash për këtë të lidhet me vendet e Afrikës Veriore të ashtuquajtura partneritete të lëvizshme.

Me Tunizinë dhe Marokun ato janë duke u përgatitur, Egjipti dhe Libia pasojnë më pas. Këtu janë të përfshira të dyja aspektet: Migracioni vullnetar do të lehtësohet dhe dhe do të evitohen të padëshiruarit.

"Disa kategori personash për shembull biznesmenë, studentë apo hulumtues shumë shpejt do të marrin viza ose nuk e kanë më të nevojshme marrjen e vizës. Po ashtu do të lehtësohet lëvizja e forcave të punëve sezonale të cilët duan të kthehen përsëri në vendin e tyre.

Përsa i përket migracionit të parregullt, Komisioni pret në mënyrë të qartë një bashkëpunim të vendeve të treta në zonat që lidhen me sigurinë, duke përfshirë edhe një bashkëpunim të plotë kundër trafikimit të qënieve njerëzore".

Propozimet e komisares Malmström janë pjesë e një strategjie më të gjerë të Komisionit për të lidhur ngushtë politikën e migracionit me politikën e zhvillimit dhe politikën e jashtme.

Synimi është që të shmanget migrimi i pakontrolluar, duke përmirësuar kushtet e jetesës në vendet e origjinës dhe njëkohësisht për të drejtuar si duhet migrimin vullnetar. Megjithatë komisarja e ka të vështirë lidhur me këtë në shumë vende të BE-së.

Për shkak se kundërshtimi kundër çdo lloj imigrimi aktualisht është i madh.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›