Tuqia kerkon anetaresimin ne BE

Presidenti Turk, Abdullah Gyl, deklaroi se vendi i tij vazhdon të dëshirojë anëtarësimin në Bashkimin Europian, pavarësisht krizës së Eurozonës.
Gyl, i cili do të mbërrijë të dielën në një vizitë 3-ditore në Britaninë e Madhe, deklaroi përpara nisjes, se anëtarësimi i vendit të tij do të ishte mbi të gjitha i dobishëm për vetë Bashkimin Europian, për shkak të “qëndrueshmërisë dhe dinamizmit të ekonomisë turke”.
Kreu i shtetit turk do të takohet me kryeministrin David Cameron gjatë kësaj jave Siria pritet të jetë gjithashtu një prej temave kryesore të bisedimeve.
Turqia është parë si një urë të rëndësishme midis vendeve perëndimore dhe myslimane në Lindjen e Mesme dhe Azi, dhe gjithashtu ka një ekonomi, e cila aktualisht ka një normë të rritjes 6,6%. Londra zyrtare e ka mbështetur kandidaturën turke dhe ka qenë një prej nismëtareve të hapjes së bisedimeve në vitin 2005. Nëse do të anëtarësohet, Turqia do të jetë vendi i parë i Unionit me shumicë muslimane.
Megjithatë, përpara se një hap i tillë të ndërmerret, mbetet për t’u zgjidhur problemi shumë delikat i Qipros së veriut, ku autoritetet turke kanë instaluar një shtet të njohur vetëm prej tyre, pas një lufte të shkurtër në vitin 1974. Në kushtet aktuale, duket pothuajse e pamundur që Qiproja, një vend anëtar i BE-së, të japë aprovimin e tij për anëtarësimin.
Në bazë të ligjeve të BE-së, çdo vend anëtar duhet të ratifikojë anëtarësimin e një shteti të ri, në mënyrë që të ai të pranohet në bashkësinë e përbashkët.