Post-Revolucioni Libia drejt nje epoke te re
Në Libi dhe në të gjithë botën arabe thuajse askush nuk derdh lot për vdekjen e Gaddafit, e po kështu edhe në vendet perëndimore, ku Gaddafi shihej jo vetëm si mbështetës i terrorizmit, rikatues dhe së fundi edhe si kundërshtar ushtarak.
Për shkak të kthesave të çuditshme dhe mungesës së orientimit në aspektin e të drejtave të njeriut në politikën e jashtme evropiane, Gaddafi arriti madje të ngrinte me pompozitet çadrat e tij në Bruksel dhe Paris.
Ai lajkatohej nga politikanë të lartë të BE-së si Silvio Berluskoni, dhe përdorte metoda të dyshimta për të mbajtur larg kufijve të BE-së refugjatët afrikanë.
Evropianët dhe amerikanët e ndryshuan këtë politikë pajtimi, vetëm pasi populli libian u ngrit kundër diktatorit. Edhe pse Perëndimi në fund kontribuoi ushtarakisht në masë të madhe për ndryshimin në Libi. Tortura, përgjimi, përndjekja politike dhe tirania ishin nën sundimin e tij disa dekada të gjatë, situatë normale.
Vdekja e Gaddafit i hoqi Libisë një barrë të madhe për të ardhmen. Fundi i tij i mjerë është një simbol për epokën e re që fillon në vendin afrikano-verior të shkretëtirës dhe naftës. Por sfidat politike janë jashtëzakonisht të mëdha. Libisë i mungon një kulturë e sprovuar politike si dhe institucione funksionuese shtetërore.
Vendit i duhet praktikisht t'ia nisë nga zero.
Pushtetmbajtësit e përkohshëm duhet të përgatisin zgjedhjet demokratike dhe njëkohësisht të mbajnë në ekuilibër jo vetëm fiset dhe rajonet tradicionalisht rivalizuese, por edhe rrymat e ndryshme politike, nga demokratët me orientim evropian deri tek forcat islamiste.
Të gjitha këto Libia nuk mund t'i arrijë e vetme. Ajo duhet të gjejë vetë rrugën e saj, por do të ketë nevojë për ndihmë ndërkombëtare. Dhe nuk duhet të druhet që ta pranojë atë.