E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, Mbretin suedez e përzënë nga restoranti

Kjo mund të konsiderohet një humbje e vërtetë klientele për secilin restorant, qoftë edhe më i miri në botë. Pronarja e një restoranti në Ladenburg, Gjermani, ka përzënë mbretin e Suedisë, Karl Gustavin dhe bashkëshorten e tij Silvia kur ata kanë hyrë për të drekuar aty dhe e ka kuptuar vetëm më vonë gafën që ka bërë. Në restorant ishte rrëmujë, kishim organizuar një drekë dasme dhe unë nuk i njoha mbretin dhe mbretëreshën. Punoj gjithë ditën dhe nuk kam kohë që të lexoj revistat, tha Nadin Shelenberger. Kështu, pronarja e Yllit të artë i ka rekomanduar një tjetër restorant çiftit mbretëror. Bashkëshorti i saj, krye-kuzhinieri, tha se kanë humbur një rast shumë të mirë për ta reklamuar restorantin e tyre. Ai tha se bashkë me bashkëshorten do ti kërkojnë falje shtëpisë mbretërore në Suedi. Ai pranoi se ky incident ishte një humbje e reputacionit të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›