Unaza e madhe, INUK vijon shembjet e shtëpive në Sauk

Pas debateve të djeshme Instituti Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vazhduar aksionin duke rrafshuar shtëpitë të cilat ishin të vendosura në projektin ku parashikohet të kalojë Unaza e Madhe. Kryeinspektori i INUK-ut Dem Dollapi u shpreh se ky aksion do të përfundojë së shpejti.
Ndërkohë që pronarët e shtëpive deklarojnë se e kanë kaluar natën në qiell të hapur pasi ende nuk kanë marrë kompesimin.
Faza e parë e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe ka një gjatësi prej 5.5 kilometrash. Unaza e Madhe do të ketë disa mbi kalime dhe nen kalime. Mbikalimi i parë do të jetë në rrugën ekzistuese që zbret nga Sauku i vjetër deri te Liqeni artificial.