Gjermani Odonkor transferohet te Betis në Spanjë

Mesfushori i Kombëtares gjermane, David Odonkor u transferua nga Borusia e Dortmundit te Betis Sevilja e kampionatit spanjoll. Lajmi jepet nga klubi gjerman.
Dy shoqëritë i mbyllën tratativat e filluara ditën e hënë, dhe 22-vjecari, që ishte në kontratë deri në vitin 2008 me Borusian e Dortumundit është bërë pjesë e Betis, me të cilën nënshkroi një kontratë pesë vjecare.
Transferimi, sipas medias gjermane, kushtoi 6.5 milionë euro.
Gjermani, që kaloi me sukses edhe vizitat mjekësore do të jetë në forcë për Betsi kundër ndeshjes në transfertë me Valencian.
Odonkor është rritur në Dortmudn dhe ka zhvilluar 75 ndeshje në
Bundesligë dhe ka realizuar dy gola.
Në Kombëtaren gjermane David Odonkor ka zhvilluar 6 ndeshje, duke luajtur përherë si zëvendësues.