Piturka: “Thelbësore ndeshjet me Bullgarinë dhe Shqipërinë” . Statistikat e lojtarëve rumune

Bukuresht- Ekipi Kombëtar i futbollit të Rumanisë filloi dje pëgatitjet në "Football House" në kuadër të dy ndeshjeve të para, me Bullgarinë ditën e shtunë dhe Shqipërinë të mërkurën e ardhshme, të vlefshme për kualifikueset e Kampioantit Europian 2008 që do të zhvilohet në Austri dhe Zvicër.
Lojtarët e ekipit kombëtar rumun u grumbullua në Konstanta, ku zhviluan edhe stërvitjen e parë me dyer të hapura për median.
Sipas trajnerit rumun Victor Piturca, ndeshja e ditës së shtunë është shumë thelbësore, pasi Bullgaria vlerësohet si ekipi i dytë favorit ë Grupin G pas Hollandës.
"Ndeshja me Bullgarinë është e rëndësishme për ne, dhe e njëjta vlen edhe për Shqipërinë. Nëse ne do të marrim gjashtë pikë, atëehëre shanset tona për kualifikim do të rriteshuin shumë. Bullgaria është kundërshtari ynë kryesor, pasi vlerësohet si ekipi i dytë pas hollandezëve", shpjegoi 50-vjecari Viktor Piturka.
----------------------------------
Skuadra e Rumanise, ndeshjet dhe golat
Portierë:
Bogdan Lobont (Fiorentina), 48 ndeshje/ 0 gola
Daniel Coman (Rapid Bucharest), 5/0
Mbrojtës:
Cosmin Contra (Getafe),
Valentin Badoi (Rapid Bucharest), 10/0
Gabriel Tamas (Celta Vigo), 16/0
Sorin Ghionea (Steaua Bucharest), 29/0
Vasile Maftei (Rapid Bucharest), 3/1
Cristian Chivu (AS Roma), 44/3
Razvan Rat (Shakhtar Donetsk), 32/1
Petre Marin (Steaua Bucharest),3/0
Mesfushorë:
Florentin Petre (CSKA Sofia), 38/4
Banel Nicolita (Steaua Bucharest), 6/0
Paul Codrea (Palermo), 21/1
Razvan Cocis (Sheriff Tiraspol), 4/1
Sorin Paraschiv (Steaua Bucharest), 4/0
Dorinel Munteanu (CFR Cluj), 31/16
Nicolae Dica (Steaua Bucharest), 13/1
Laurentiu Rosu (Huelva)29/4
Sulmuesë:
Adrian Mutu (Fiorentina), 46/19
Ciprian Marica (Shakhtar Donetsk), 5/1
Daniel Niculae (Auxerre), 12/2
Ionel Ganea (Dinamo Bucharest),44/19
Statistikat nga Sorin Arotaratei (Rumani)