E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torino, derbi midis dy gjigandëve: Bogdani(191 cm)-Tare (192 cm)

Merkato italiane është në përfundim dhe Torino po bën cëshët e mdnur për të kompletuar sulmin, ku presidenti Kairo dëshiron të bëjë dhe dhuratën e fundit për teknikun Di Biazi.
Midis emrave më të përmendur janë dy sulmuesit shqiptarë të Serisë A: Igli Tare (Lacio) dhe Erjon Bogdani (Siena), edhe pse në listë janë dhe emra të tillë si Godeas e Vucinic.
Drejtori i përgjithsëm i Torinos është takuar me drejtuesit e Sienës, presidentin Perineti, ku i ka kërkuar edhe shërbimet e sulmuesit sienez, Bogdanit.
Kështu, është duke u zhvlluar një "derbi" shqiptar midis dy gjigandëve shqiptarë: Bogdani (191 cm)-Tare (192 cm), ndërkohë që fatin për t';u bërë pjesë e formacionit "granata" do ta ketë vetëm njëri prej tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›