E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: "Jam shume mire te Reali i Madridit"

Sulmuesi brazilian, Ronaldo, ka shprehur deshiren per te qendruar edhe disa vjet te Real Madrid, nderkohe qe eshte kerkuar nga dy klube te medha te Milanos. "Jam shume mire te Real Madrid dhe do te qendroj edhe per disa vjet", deklaroi Ronaldo 29-vjecar. Shtypi sportiv spanjoll shkruante te marten se sulmuesi brazilian, i kerkuar nga AC Milan e Inter Milan, i ka shprehur te dielen deshiren presidentit te Real, Ramon Calderon, per te vazhduar qe te luaje me klubin madrilen. Ai u shpreh se do te "shenoje 30 gola" kete sezon, ndaj vetem 14 ne sezonin e fundit. Sipas gazetes sportive AS, shenuesi brazilian, nen kontrate me Real Madrid deri ne 2008, merr nje page prej 7,5 milion euro dhe po tenton te rinegocioje per te drejten e imazhit me drejtuesit e rinj te Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›