E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, SPD-ja gati për koalicion me Merkel

Partia Social-Demokrate e Gjermanisë njoftoi të premten se është e gatshme ti bashkohet idesë së krijimit të koalicionit të gjerë me kancelaren Angela Merkel, pas zgjedhjeve të javës së ardhshme.

Sipas sondazhit të Infratest të kryer për televizionin ARD, 47 për qind e elektoratit favorizon një koalicion të ri ndërmjet të kristian-demokratëve të Angela Merkel dhe SPD-së.

Kandidati presidencial i SPD-së Peer Steinbruck po zmbrapset nga qëndrimi i tij të gjitha ose hiçgjë, dhe tani po kërkon rolin e fituesit, në rast se zgjedhjet e 22 shtatorit shkojnë në qorrsokak.

SPD-ja nuk ka dal edhe aq mirë në sondazhet e fundit të opinionit gjerman, dhe sipas medieve të atjeshme, ky subjekt mund të jetë duke kërkuar shpëtimin nga një disfatë elektorale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›