E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qiproja përmbush detyrimet, merr 1.5 miliardë euro ndihma

Ministrat e Eurozonës kanë dhënë dritën jeshile të premten që Qiprosë ti jepen 1.5 bilion euro në ndihma për të dal nga kriza ekonomise.

Shefat e financave të vendeve anëtare të Eurozonës lavdëruan ishullin për progresin që ka arritur në përmirësimin e ekonomisë së vendit, dhe se paratë do duhet ti pranoj deri në fund të shtatorit.

Autoritetet qipriote kanë ndërmarr hapa vendimtar për të stabilizuar sektorin financiar, kanë përmbush kriteret e parashikuara fiskale dhe kanë nisur reformat strukturore, thuhet në deklaratën e publikuar pas takimit të 17 ministrave evropian të financave.

Ata i kanë bërë thirrje Nikozisë zyrtare që të vazhdojë me përpjekjet, pasi në afat-shkurtër perspektiva ekonomike mbetet e brishtë dhe subjekt i paqartësisë së madhe.

Ministri qipriot i financave Harris Georgiades i tha gazetarëve se qeveria e tij është e përkushtuar që të ecën para.

Ne e dimë se cilat janë problemet, dhe e dimë se si duken zgjidhjet, prandaj po bëjmë punën tonë, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›