Imami: Edi Rama po flet me gjuhën e Ramiz Alisë, kërcënon qytetarët se do u cenojë lirinë dhe zhvillimin
Kandidati i PD, për deputet në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami takon banorët e lagjes “11 Nëntori”, në Elbasan
Kryesuesi i listës së kandidatëve të PD në qarkun e Elbasanit, Arben Imami zhvilloi sot një takim me banorët e lagjes “11 Nëntori”, në Elbasan. I shoqëruar nga kandidati për deputet për këtë zonë Luçiano Boçi, z. Imami në fjalën e tij e nisi me një citim të Ramës dhe kreut të bashkisë së Kavajës pak ditë më parë, ku kanë deklaruar se “do t’i presim dy gishtat qytetarëve të Kavajës, një citim që, sipas z.Imami është i ngjashëm me atë të Ramiz Alisë, vite më parë i cili deklaroi se, “do t’i presim dy gishtat e studentëve, qytetarëve të Elbasanit”. “Ëndrra e atyre është të shkurtojnë, siç kanë shkurtuar, siç kanë prerë jetë, siç kanë ndëprerë zhvillimin, jetët normale siç kanë bërë këto 50 vjet”- u shpreh Imami. Duke u ndalur tek dhjetori i vitit 1990 Imami edhe një herë përmendi dhjetoristët e Elbasanit të cilët demostruan në qendër të qytetit për një Shqipëri pluraliste, për ngritjen e dy gishtave në shqipëri. “Dy gishtat janë shenjë e fitores kundër nazizmit për lirinë dhe demokracinë e kombeve të Europës, dhe nëse duam të bashkohemi me kombet e europës, dy gishtat nuk na tregojnë gjë tjetër veç fitore mbi diktaturat. Kur ngrihen dy gishta bëjnë katër atëherë dua të them 44, për një fitore”- theksoi ai. Në vijim, Imami është ndalur në investimet e realizuara gjatë këtyre tetë viteve të fundit në infrastrukturë dhe bujqësi, duke theksuar modeli ekonomik shqiptar dhe taksa e sheshtë, u faktuan si histori suksesi.
“Ulja e taksave dhe politika e taksës së sheshtë bëri të mundur që të vijnë investimet e huaja, që biznesi vendas të punojë, sepse ne ulëm taksat dhe dyfishuam buxhetin për 4-5 vjet. Nëse ka një qeveri që ka punuar në mënyrë të dedikuar për ta zhvilluar këtë vend është qeveria e Sali Berishës. Ky nuk është një zhvillim me punë të detyruar, jo si prindërit tanë edh ene vetë, ka qenë punë e detyruar, punë e pashpërblyer, ne po e zhvillojmë këtë vend në kushtet e lirisë. Nuk krahasohet zhvillimi i këtyre viteve me zhvillimet 100 vjeçare. Nuk ka komb në Europë që për 20 vjet ka bërë sa kombi shqiptar për tu zhvilluar, dhe ky zhvillim është kryesisht në këto tetë vitet e fundit. Investimet në bujqësi kanë qenë kryesisht për rrugë dhe për subvencionimin e disa aktiviteteve, ka dhënë një rezultat shumë më të madh se sa paratë që janë dhënë, sepse njerëzit iu kthyen punës. Vëmëndja e veçantë e qeverisë gjatë këtyre tetë viteve në fushën e biznesit dhe industrisë, si edhe investimeve të huaja, u bënë të mundur nga liberalizimi i tregut dhe kjo u shpërblye shumë shpejt, për faktin se investimet e huaja në shqipëri nga viti 2005 e deri në vitin 2012 kanë shkuar në rritje deri në 1 miliard dollarë”- tha z.Imami.
Ai iu referua edhe bllokimit të integrimit nga kreu PS, Edi Rama ku shtoi se, duke mos votuar 3 ligjet, kreu i PS i privoi vendit 300 milionë euro në vit, projekte të financuara nga BE. “Ne do të kishim bërë edhe më tepër nëse Edi Rama do të kishte penguar PS të votonte tre ligjet e integrimit, nëse do të kishim pasur statusin e vendit kandidat atëherë ne do të kishim minimalisht me punë të mirë 300 milion euro në vit të cilat BE do t’i vendoste këtu për këto punë për të cilat ne po harxhojmë para, dhe me 300 milion të tjera ne do të ishim drejt përfundimit të programit brenda këtij mandati të rrugëve qëndrave shëndetësore dhe problematikave të tjera sociale, etj. Kjo është pengesa që i ka bërë shqipërisë Edi Rama”- theksoi z.Imami. Deputetët e PS, jo vetëm tre ligjet, por kanë votuar edhe kundër tunelit të shqiptarëve, duke detyruar deputetët socialist të votojnë kundër familjeve të tyre. “Ky është Edi Rama për këtë kurrsesi nuk duhet votuar, ashtu sikundër edhe Blushi i cili deklaroi se në rast se bëhet tuneli do të marr teserën e PD.
Luçiano Boçi: Programi i PD, përkujdesje për të rinjtë dhe iniciativën private
Kandidati për deputet Luçano Boçi e vuri theksin tek investimet e pakta që ka bërë bashkia e Elbasanit në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, ndërsa edhe një herë ka përmendur investimin madhor të qeverisë shqiptare atë të rrugës me tunel Elbasan – Tiranë. “Nëse një i ri hap një biznes nuk do të paguajë taksa për tre vite, me qëllim që këto biznese të favorizojnë marrjen në punë të të rinjve, në bazë edhe të formimit profesional. Të rinjtë që kanë prirje drejt tregut të lirë kanë mundësi të zhvillojë aftësitë e tyre jo thjeshtë duke kërkuar punë në shtet, por duke marrë edhe iniciativë private. Për këtë brez në programin e PD gjithnjë ka pasur përkujdesje në investime të ndryshme”- tha Boçi. Sipas tij, inaugurimi i autostradës do bëhet shumë shpejt. “Ne nuk na zuri tuneli brenda, ata i zuri, para datës 23 ne do të inagurojmë pjesën e Elbasanit, dhe më pas do të vazhdojmë bypassin e Elbasanit një tjetër investim gjigand, sikurse lidhja me boshtin e jugut nëpërmjet Mollasit me Kuçovën, Rrajcës me Lushnjen”.