E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poker i Barcelonës, kampion me 100 pikë

SPANJE - Barcelona ka fituar edhe ndeshjen e fundit në kampionatin spanjoll, duke mundur Malagën me rezultatin 4-1. Kanë qenë tre gola të shpejtë të katalanasve, ku Vila, Fabregas dhe Montoja për 16 minuta thuajse kanë mbyllur ndeshjen. 3-0 përfundon pjesa e parë, ndërsa në të dytën katërfishon Injesta.

Për miqtë, Morales vetëm sa shkurton diferencën e golave. Me këtë fitore Barcelona arrin kuotën e 100 pikëve, që mbyll kështu këtë sezon me titullin kampion në Spanjë. Ishte një sukses që Barcelona nuk e kishte arritur më parë, prandaj Tito Vilanova me të tijtë kanë të drejtë të festojnë.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›