USAID mbeshtet zbatimin e Parimeve Globale te Turizmit ne Shqiperi

Turizmi shqiptar eshte rritur me hapa te medha gjate vitet e fundit duke kontribuar me mbi 2.4 miliarde dollare ne 2009 dhe pritet te rritet me 4 ne 2011 bazuar ne statistikat e Keshillit Boteror te Udhetimit dhe Turizmit. Mbi 200000 shqiptare punesohen ne biznese turistike dhe ky numer pritet te rritet ne 2010-11 pavaresisht nga efektet e krizes boterore ne industrine e turizmit.Po ndryshe nga vendet e tjera te rajonit Shqiperise i mungon nje sistem klasifikimi te cilit shume udhetare mund ti referohen kur planifikojne akomodimet dhe itineraret e udhetimit.
USAID ne bashkepunim me Ministrine Shqiptare te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ftuan eksperte nderkombetar nga Keshilli per Turizem te Qendrueshem Boteror Shoqates National Geographic dhe Expedia qe te takohen dhe te diskutojne me bizneset kryesore te turizmit shqiptar per menyrat se si te zbatojne praktika te qendrueshme ne rritjen e biznesit dhe rritjen e aksesit ne tregje.
Parimet Globale te Turizmit te Qendrueshem perfaqesojne 37 parime baze qe nje biznes turistik duhet te plotesoje ne menyre qe te mbroje dhe te siguroje vazhdimesine e burimeve natyrore dhe kulturore boterore nderkohe qe zhvillimi i turizmit arrin potencialin e tij si nje mjet per rritjen ekonomike dhe zvogelimin e varferise.
Turizmi ne Shqiperi ndodhet ne nje pike kritike te zhvillimit deklaroi Drejtori i Misionit te USAID z. Xhozef Uilliams gjate seminarit mbi Turizmin e Qendrueshem mbeshtetur nga USAID.
Ne muajt qe do te vijne USAID dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar do te nxjerrin sistemin e pare shqiptar te klasifikimit per bizneset akomoduese te turizmit. Hotelet dhe bujtinat do te vleresohen bazuar nder te tjera ne Parimet e Qendrueshmerise se Turizmit Global dhe pastaj do te klasifikohen me vleresim te arte argjendte ose bronzte klasifikim qe do te publikohet ne nje faqe interneti dhe ne broshura udhetimi per turiste te huaj.
Marka e Cilesise Authentic Albania do te behet nje mjet i rendesishem marketingu per rritjen bizneseve ekzistuese dhe ato te reja ne sektorin e turizmit si marke e cilesise dhe sherbimit ndaj klientit tha Matilda Naco Drejtore Ekzekutive e Shoqates Shqiptare te Turizmit.
Mbi Rritje Albania Rritje Albania projekti i USAID-it Zhvillimi i Ndermarrjeve Konkurruese mbeshtet rritjen e qendrueshme ekonomike ne Shqiperi duke fuqizuar tregtine dhe aftesine investuese rritjen e prodhimtarise se ndermarjeve dhe permiresimin e fuqise punetore shqiptare. Projekti ndihmon ndermarrjet jo-bujqesore te jene konkuruese me te forta ne treg te rrisin te ardhurat dhe nivelin e punesimit duke zgjeruar aktivitetin e biznesit te tyre.