E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, autopsia: Dëshmitari X u vetëvra

Agim Zogaj, i koduar si dëshmitari X, në rastin kundër Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij të njohur si Rasti Kleçka i ka marrë jetën vetes dhe askush nuk ka ndikuar, qoftë nga Kosova qoftë nga jashtë, në aktin e vetëvrasjes.

Së paku ky është konstatimi i autoriteteve gjermane, që e kanë kryer autopsinë në trupin e viktimës, i cili është gjetur i vdekur në minutat e para të 27 shtatorit të vitit që lamë pas.

Disa muaj pas vdekjes, autoritetet gjermane me kërkesë të misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), i cili edhe udhëheq procesin kundër ish-ministrit Fatmir Limaj dhe të tjerëve, raporti i autopsisë tashmë ka arritur në Kosovë. Ky raport do të diskutohet në seancën e 30 janarit kur pritet të rifillojë gjykimi ndaj të akuzuarve për krime luftë në Kleçkë të Lipjanit.

… ka qenë dëshmitar në një procedurë gjyqësore në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 2011 në kornizën e të ashtuquajturit programi i EULEX-it (program i mbrojtjes së dëshmitarëve), ai së pari është sjellë në Munich dhe pastaj në Duisburg, thuhet mes tjerash në raportin e autopsisë së autoriteteve gjermane, raport qe citon sot gazeta Zëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›