E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë-Serbi, bisedimet priten me 23 janar

Ndërmjetësit e BE-së në bisedimet Kosovë- Serbi kanë vijuar negociatat në mënyrë që takimi i radhës mes dy vendeve të bëhet më 23 janar në Bruksel.

Burime të cituara nga mediat kosovare bëjnë të ditur se ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Kuper pret që java e fundit e këtij muaji të jetë vazhdimi i bisedimeve Kosovë- Serbi.

Ndërkohë që përfaqësuesit e të dy vendeve kanë pohuar se gjatë janarit, saktësisht pas datës 16 pritet të nisë raundi i ardhshëm i dialogut. Sipas tyre, përveç temës për përfaqësimet rajonale, pritet të diskutohet edhe për telekomunikacionin dhe energjetikën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›