E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb Tadiç, nesër në Kosovë

Boris Tadic

Presidenti serbë Borisë Tadiç do të vizitoj për të dytën herë Kosovën nesër. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e tij, Jasmina Stojanov e cila ka theksuar se presidenti Tadiç do të qëndrojë për dy ditë në Pejë e Deçan.

Sipas planifikimit të kësaj vizite Tadiç pritet të mbërrijë në Patrikanën e Pejës nesër në mbrëmje, ku do të kalojë natën, ndërkohë që të shtunën do të marrë pjesë në meshën e mëngjesit, në Manastirin e Deçanit.

Ashti si në vizitën e mëparshme dhe këtë herë për sigurinë e presidentit serbë do të përgjigjen forcat e KFOR-it dhe EULEX- it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›