E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, bombë në shinat e trenit të Berlinit

Policia gjermane ka zbuluar një bombë në një linjë treni në zonën e Berlinit, një rast i përsëritur gjatë ditëve të fundit në vende të ndryshme të kryeqytetit gjerman. Forcat e rendit besojnë se autor i kësaj fushate terrori, ku vetëm kohët e fundit ka shënuar tetë raste, fatmirësisht pa viktima, është një grup ekstremist i majtë, i ndërtuar mbi modelin italian të Brigadave të Kuqe. Bomba ishte vendosur në shinat që lidhin Berlinin me Lajpicgun. Pak ditë më parë, një shpërthim dëmtoi një linjë hekurudhe në Hamburg. Përgjegjësia e sulmit u mor nga një grup i panjohur, i quajtur Komiteti i Pritjes Helka, të cilët duan tërheqjen e trupave gjermane nga Afganistani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›