E Diel, 1 Nëntor 2026

Los Anxhelos, vriten tetë persona në sallon bukurie

Tetë persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur rëndë, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një sallon bukurie në zonën afër plazhit Seal, Los Anxhelos. Personi që qëlloi ishte ish-bashkëshorti i një prej punonjësve të sallonit, i cili ishte ndarë prej tij dhe kishte fituar edhe kujdestarinë e fëmijëve. Pasi qëlloi, ai u dorëzua. Sipas një dëshmitari okular, ai ka vrarë në fillim ish-gruan e tij, të quajtur Mishel. Të shtënat ndodhën rreth orës 1:30 të pasdrekes, sipas orës lokale në Salon Meritage, një sallon bukurie mjaft luksoz i vendosur përgjatë autostradës bregdetare Pacific Coast, në jug të Los Anxhelosit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›