Dënohet aktorja iraniane, 90 goditje me kamxhik dhe burg
Aktorja iraniane, Marzieh Vafamehr, është dënuar me 90 goditje me kamxhik dhe një vit burg, pasi interpretoi rolin kryesor në filmin My Teheran For Sale (Teherani im për shitje), i cili përshkruan vështirësitë e artistëve në këtë vend. Lajmi u përhap nga opozita, e cila në një faqe interneti shkruante se Marzieh Vafamehr u dënua me një vit burg dhe me 90 goditje kamxhiku. Sipas kalame.com, Marzieh Vafamehr është bashkëshortja e regjisorit dhe skenaristit iranian, Naser Taghvai, i cili u arrestua në muajin korrik, menjëherë pas shfaqjes së gruas së tij në filmin My Tehran For Sale, i cili u kritikua ashpër nga qarqet konservatore në Iran. Filmi, bashkëpunim me Australinë, rrëfen historinë e një aktoreje të re që jeton në Teheran.