Gjermani, dhurohen prostituta për punonjësit më të mirë
Motivimi i punëtorëve më të mirë me bonuse në pagesa, dhurata apo udhëtime të ofruara nga kompania, është një gjetje e mirë për të nxitur njerëzit të bëjnë akoma më shumë, por asnjë nuk e kishte menduar deri tani stilin e motivimit që gjeti kompania gjigande gjermane e sigurimeve Munich Re. Për punëtorët dhe menaxherët më të mirë kompania ka ofruar si çmim 20 prostituta, në ujërat termale në Budapest. Kjo metodë ishte iniciativë unike e filialit gjigand gjerman, i cili e quajti atë seminar motivimi për vartësit e tij. Lajmi u publikua fillimisht në të përditshmen gjermane, Handelsblatt dhe u konfirmua në një e-mail nga shoqëria. Kërkimet tona kanë vërtetuar se rreth njëzet prostituta ishin të pranishme gjatë një darke të organizuar në udhëtimin e tyre në Hungari, ka komentuar kompania, duke siguruar se dy menaxherët, të cilët kanë organizuar takimin me drita të kuqe, nuk ishin më punonjës të kësaj kompanie në Munih. Kjo iniciativë është një fyerje e rëndë për linjën e shoqërisë sonë, që ne nuk do ta tolerojmë, shkruhet në e-mail-in e kompanisë. Gjatë mbrëmjes së çmimeve, 20 prostitutat ishin brenda në banjat e famshme termale Gellert në Budapest dhe kishin vendosur byzylykë me ngjyra të ndryshme për tu dalluar nga kamerieret e tjera, por edhe për tiu caktuar punonjësve më të merituar. Ato me byzylykë të bardhë ishin të destinuara për menaxherët dhe shitësit më të mirë, ka thënë një dëshmitar. Pranë ujërave termale ishin vendosur edhe krevate. Në seminar ishin të pranishëm rreth 100 vartës e konsulentë të kompanisë.