Gjermani, diskutohet strategji e re për në Afganistan
Bundestagu në Gjermani është mbledhur për të diskutuar rreth strategjisë së re gjermane për Afganistanin. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle paraqiti para parlamentit një deklaratë qeveritare.
"Gjermania do të ketë si pikë të rëndësishme në angazhimin e saj ushtarak, trajnimin edhe më të madh të forcave afgane të sigurisë. Këtë ne do ta arrijmë para së gjithash përmes një pozicionimi të kontingjentit përkatës. Megjithëse kemi aktualisht 4500 ushtarë në Afganistan, vetëm 280 janë të ngarkuar për të trajnuar forcat e sigurisë", tha Ministri i jashtëm gjerman.
"Tani mandatin ne do e rrisim vetëm me 500 ushtarë të tjerë, por do rrisim komponentët e mbrojtjes dhe të trajnimit me 1400 ushtarë.
Si plotësim qeveria federale kërkon të krijojë një njësi rezervë me 350 ushtarë të tjerë". Kufiri maksimal për kontingjentin gjerman do të rritet nga 4.500 trupa në 5.350, shtoi më tej Wetserwelle.