E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, dorëhiqet peshkopja e parë e kishës Luteriane

Maria Jepsen, peshkopja e parë femër e Kishës luteriane gjermane dha dorëheqjen pas akuzave për mbulimin e një rasti pedofilie. Maria Jepsen u tërhoq nga posti i saj ditën e premte. Ajo akuzohet se ka qënë në dijeni të abuzimeve seksuale me minorenë të kryera nga një prift në Ahrensburg në veri të Gjermanisë, ndaj të cilit nuk mori asnjë masë ndëshkimore.Pas dorëheqjes së Jepsen shkon në tre numri i peshkopëve gjermanë të vetëlarguar në muajt e fundit pas shpërthimeve të disa skandaleve dhe akuzave për pedofili. Para disa kohësh një nga krerët kryesorë të kishës Luteriane Gjermane u akuzua se nuk kishte respektuar dritën e semaforit në një rrugë periferike të një qyteze. Ky rast pati shaktuar një sërë polemikash të mëdha në opinionin publik. Autoriteti i lartë i Kishës u detyrua që të japë dorëheqjen pak ditë më pas. Përsa i përket rastit të Jepsen, ajo është një nga klerikët e shumtë në Europë që është detyruar që të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve me përfshirjen e priftërinjve në ngjarje pedofilie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›