E Shtunë, 31 Tetor 2026

U arrestua në SHBA, Harvardi i anulon diplomën spiunit rus

Universiteti i Harvardit ka shpallur të pavlefshme diplomën e Andrej Bezrukovit.
Ky i fundit është njëri nga dhjetë personat e arrestuar në Shtetet e Bashkuara si agjentë të Rusisë

Bezrukov ka jetuar në Amerikë nën identitetin Donald Hetfild. Fakulteti për Administratë Shtetërore e ka ndëshkuar atë për shkak të shkeljes së rregullave të universitetit gjatë regjistrimit të të dhënave personale.

Bezrukov dhe Jelena Vavilova (Trejsi Foli) kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara së bashku me dy djemtë e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›