E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë/ Përleshje ushtrisë dhe bandave, 12 të vdekur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve të ushtrisë meksikane me bandat kriminale në qytetin Nuevo Laredo, në verilindje të Meksikës.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e cila me anë të një komunikate thekson se "nëntë kriminelë, dy civilë dhe një ushtarak u vranë në tre përplasje mes ushtrisë dhe bandave kriminale, ku si pasojë u plagosën të paktën 21 persona në radhët e shoqërisë civile".

Shkëmbimet e zjarrit shkaktuan skena paniku në popull, ku bandat kishin bllokuar edhe disa rrugë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›