E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhje të shumta të pusetave dhe shtyllave, 5 në pranga

Policia e Tiranë arrestoi dje dy shtetas, pasi janë kapur në flagrancë duke shkatërruar shtyllat e tensionit elektrik në Farkë. Në pranga ranë Aleksandër Gëzim Leka, 23-vjec, banues në Paskuqan 2, Tiranë, si dhe Jonuz Gëzim Leka, 21-vjeç, banues në Paskuqan 2, Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye sepse  në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në fshatin Lundër, komuna Farkë, kanë prerë duke rrëzuar në tokë 5 (pesë) shtylla të tensionit elektrik si dhe kanë tentuar të vjedhin telat elektrik, në pronësi të një shtetasi.

Ndërkohë, tre adoleshentë u arrestuan nga policia, pasi janë kapur në flagrantë duke vjedhur kapakët e pusetave. Në pranga ranë shtetasit A.P, 16-vjec, banues në Vaqarr, B.M, 16-vjeç,  banues  në  Sharrë,  si dhe D.K, 16-vjeç, banues në Sharrë, sepse rreth orës 02.00, në Vaqarr, janë kapur  në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit nr.6, duke vjedhur kapakët e pusetave. /Start/

                                                                                             2012-02-28 11:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›